Çiklisti legjendar do të tërhiqet nga garat

Çiklisti italian Vinçenzo Nibali, një nga ikonat e sportit të biçikletës, ka vendosur të tërhiqet nga sporti në moshën 37-vjeçare. Në karrierën e tij ai ka fituar një herë Turin e Francës (2014), dy herë Xhiron e Italisë (2013, 2016) dhe një herë Vueltën e Spanjës (2010).

Nibali, profesionist nga viti 2005, garon aktualisht me skuadrën e Astana, por në fund të këtij viti do të tërhiqet nga garat. Nibali e dha lajmin nga Mesina, vendlindjen e tij, ku dje ka përfunduar etapa e pestë e Xhiros së Italisë.

“Ky do të jetë sezoni im i fundit. Në karrierën time kam fituar shumë, duke u përpjekur të jap më të mirën. Edhe ky sport më ka dhënë shumë, por ka ardhur momenti për t’iu dedikuar familjes time”, u shpreh Vinçenzo Nibali.

LEXO EDHE:

Back to top button