Regjim i posaçëm komunikacionit në Shkup, kjo është arsyeja

Regjim i posaçëm komunikacionit në Shkup, kjo është arsyeja

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e informon opinionin se gjatë ditës së nesërme (14 maj) në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 12:00, për shkak të garës “Triogi Triatlon”, MPB do të marrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në disa rrugë të caktuara në Shkup.

“Pozicioni fillestar i garës është Qendra Sportive “Boris Trajkovski”, ndërsa garuesit do të lëvizin në një pjesë të rrugëve rreth Q.S. “Boris Trajkovski” dhe në korsinë e djathtë të bul. Ilinden, pastaj nga kryqëzimi në bul.“8 Shtatori” deri tek kryqëzimi me rrugën “Lublanska” dhe anasjelltas”, njofton MPB.

Nga MPB-ja apelojnë deri tek qytetarët që t’i respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

LEXO EDHE:

Back to top button