Rusët i falenderojnë serbët për mbështetjen ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë
Rusët i falenderojnë serbët për mbështetjen ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë
“Faleminderit”, “Ne dëshirojmë që t’iu falenderojmë”, dhe “Jemi krenar që vëllazëria me serbët është e fortë” janë disa nga mesazhet që rusët i dërgojnë serbëve me anë të një videoje për këta të fundit si përkrahje ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë.
Videoja e publikuar në Twitter thekson se mesazhi është dërguar nga e gjithë Rusia për të falënderuar popullin serb.
Kujtojmë se Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi kjo kishte nisur aksionin ushtarak për të pushtuar Ukrainën.
Ditë më parë, nën organizmin e Ambasadës ruse në Serbi, qytetarët në Beograd patën marshuar për të përkujtuar Ditën e Fitores mbi Fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.
People from all over Russia made a video to thank the Serbian people for their support.
🇷🇺🇷🇸 pic.twitter.com/uBXlnKYGG7
— Based Serbia (@SerbiaBased) May 13, 2022