Liderët botërorë, që ende po qëndrojnë të heshtur për fitoren e Biden-it

Disa udhëheqës të shquar të cilët kanë mbajtur marrëdhënie të ngrohta me Donald Trumpin kanë qëndruar në heshtje pas fitores së Joe Bidenit.

Ndërsa shumë udhëheqës botërorë ishin të shpejtë për të përgëzuar Joe Bidenin për fitoren e tij në zgjedhjet në SHBA, të tjerët janë shfaqur jo aq të kënaqur.

Sky News-i shkruan se disa nga udhëheqësit më të shquar ende që nuk kanë ofruar urimet e tyre për ekipin e ardhshëm të udhëheqjes më të lartë të Amerikës.

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, ka qenë një aleat i ngushtë dhe mik i liderit amerikan. Bolsonaro, madje e vuri në shënjestër Bidenin pas debatit të parë televiziv në garën presidenciale pasi ish-nënkryetari tha se Trumpi kishte nevojë të shtynte Brazilin të bënte më shumë për të mbrojtur Amazonën.

Udhëheqësi i Brazilit e quajti deklaratën e Bidenit si “katastrofike”. Por Bolsonaro po distancohet nga Trumpi pas rezultatit të zgjedhjeve, duke thënë se ai “nuk është personi më i rëndësishëm në botë”, sipas Washington Post.

“Personi më i rëndësishëm është Zoti,” u citua Bolsonaro të ketë deklaruar.

Nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili ishte miqësor me Trump.

Ai hyri në gjyqin e fajësimit të Trump vitin e kaluar, duke mbrojtur presidentin dhe duke e përshkruar situatën si “të largët” dhe “të trilluar”.

Trumpi ndezi zemërim në të dyja anët e zhytjes politike në Uashington pas takimit të tij të parë me Putinin.

Presidenti amerikan u akuzua për sjellje “tradhti” gjatë një konference shtypi, më 2018 me homologun e tij rus në Finlandë, në të cilën ai kundërshtoi zyrtarët e tij të inteligjencës për pretendimin e ndërhyrjes nga Moska në zgjedhjet që e vendosën atë në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe lideri i Koresë së Veriut nuk është dëgjuar që kur zgjedhjet u thirrën në favor të Bidenit.

Donald Trumpi dhe Kim Jong-un-i u takuan në tri raste të ndryshme dhe u tha se kishin shkëmbyer pothuajse 30 letra gjatë katër vjetëve të fundit.

Pavarësisht samiteve, ka pasur pak lëvizje nga Koreja e Veriut për të tkurrur programin e saj të armëve bërthamore.

Vitin e kaluar, Bideni e quajti Kimin “një qen vrasës”. Udhëheqësi i Koresë së Veriut u përgjigj se Bideni ishte një “qen i tërbuar” i cili duhet të “rrihej për vdekje me një shkop”.

Në atdheun e Zonjës së Parë, Melania Trump, kryeministri slloven Janez Jansa e përgëzoi Trumpin për një fitore para se të numëroheshin të gjitha votat. Ai ka vazhduar të tregonte mbështetje pavarësisht se Bideni u shpall fitues.

Liderë të tjerë që e kanë mbështetur haptas Trumpin gjatë mandatit të tij nuk kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, megjithatë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, fotografia e profilit të të cilit në Twitter e tregon atë të ulur pranë Trumpit e uroi Bidenin dhe e përshkroi atë si një mik të Izraelit.

Kryeministri britanik Boris Johnson, një aleat tjetër i Trumpit, shpërndau një deklaratë duke lavdëruar Bidenin dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur Harris për “arritjen e saj historike”.

“Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe unë pres që të punojmë ngushtë së bashku në përparësitë tona të përbashkëta nga ndryshimi i klimës te tregtia dhe siguria”, tha Johnsoni.

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button