Vazoja e rrallë shitet për 1.8 milionë dollarë
Vazoja e rrallë shitet për 1.8 milionë dollarë

Një vazo e rrallë kineze që daton nga shekulli i 18-të, është shitur për gati 1.8 milionë dollarë në ankand. Artefakti blu i larë në ar, u vlerësua fillimisht në vlerën e 186 000 dollarëve, nga shtëpia angleze e ankandit që finalizoi shitjen. Shitësi e trashëgoi vazon nga babai i tij, një kirurg, i cili e bleu atë në vitet 1980 për disa qindra paund. Por ai nuk ishte në dijeni të vlerës së vazos dhe kështu e mbajti në kuzhinë për shumë vite, derisa u pikas rastësisht nga një ekspert. E gjatë dy metra dhe prej porcelani, vazoja është e zbukuruar me gjashtë karaktere, karakteristikë e epokës Qianlong. Kjo vazo mendohet të jetë krijuar për oborrin e perandorit Qianlong – perandorit të gjashtë të dinastisë Qing. Ajo që e bën këtë vazo edhe më të bukur, janë nuancat blu të kobaltit, të realizuara në nxehtësi shumë të lartë./Alsat.mk