Milevski pa Arian Ademin, por me 3 debutues nis Ligen e Kombeve

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski shpalosi listën e futbollistëve për katër ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, në edicionin e tretë të saj. Në mesin e 28 futbollist të ftuar, mungon Arian Ademi, por janë 3 debutues dhe 2 futbollist që sërisht rikthehen te ekipi i Maqedonisë. T
rajneri Milevski, në prononcimin e tij për faqen zyrtare të Federatës, potencoi se ftesa për Fazllagiqin, Grozdanovskin dhe Dimovskin, është bërë me qëllim që të bëhet një rifreskim i ekipit dhe në kohë të njëjtë tu jepet mundësia futbollistëve të rinj që të konfirmojnë cilësinë dhe potencialin e tyre.
Kujtojmë se Maqedonia fillimisht do të përballet me Bullgarinë më 2 qershor, ndërsa 3 ditë më vonë do të sfidojë Gjibraltarin, poashtu në transfertë. Me Gjeorgjinë takohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, më 9 qershor, ndërsa më 12 qershor, sërisht në terrenin vendas, do të sfidojë për herë të dytë kombëtaren e Gjibraltarit.