Shembet ndërtesa dhjetëkatëshe në Iran, raportohet për 5 të vdekur e dhjetëra të zhdukur

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra tjerë dyshohet se gjenden nën rrënoja, pasi një ndërtesë e papërfunduar është shembur në jugperëndim të Irakut, raporton BBC.
Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane ka njoftuar se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar së paku 80 persona që dyshohet se gjenden nën rrënoja të një ndërtese 10-katërshe në Abadan.
Në fotografi shihet ndërtesa e rrënuar, ndërsa janë shkatërruar disa vetura.
Arsyet e shembjes së ndërtesës ende nuk janë bërë të ditura.