131 gjoba në Shkup, 36 për ngasje të makinës në gjendje të dehur
131 gjoba në Shkup, 36 për ngasje të makinës në gjendje të dehur

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në Shkup ka shqiptuar 131 gjoba dhe atë , 22 për tejkalim të shpejtësisë, 23 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, shkruan Alsat.
Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 11 gjoba që u përkasin vozitësve të motoçikletave, 36 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 7 për vozitës fillestar. /Alsat.mk