Ramadani, ndërprenë bashkëpunimin me Egnatia-n

Strategu shkupjan, Zekirija Ramadani e ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën shqiptare të Egnatias.

Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi rrogozhinasit siguruan qëndrimin mes më të mirëve në futbollin shqiptarë, të paktën edhe për një sezon. Edhe pse mendohej se Ramadani, do të vazhdojë edhe sezonin e ri me Egnatian, ka qenë vetë shkupjani që ka marrë këtë vendim, për të cilin ka njoftuar përmes një “Insta-Story”.

Ramadani falënderon të gjithë stafin e skuadrës për mbështetjen e dhënë, ndërsa i uron Egnatias suksese në kampionat. Trajneri shkupjan drejtoi Egnatian në 28 ndeshje, duke regjistruar 7 fitore, 7 barazime dhe 14 disfata.

LEXO EDHE:

Back to top button