Referët kosovar, do të drejtojnë sfidën Danimarkë-Kazkistan U21

Katërshja e gjyqtarëve të Kosovës në krye me Genc Nuzën do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2023, ndërmjet Danimarkës U21 dhe Kazakistanit.
Asistentë të Nuzës do të jenë: Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt është Besfort Kosumi. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 4 qershor në orën 15:00.
Delegimi i radhës nga UEFA i gjyqtarëve edhe një herë dëshmon punën e mirë të tyre dhe rritjen e besueshmërisë tek organet e shtëpisë së futbollit evropian.