Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Talir 2”

Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Talir 2”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të shpallet aktgjykimi për rastin “Talir 2”, në të cilin akuzohen ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë dhe OBRM-PDUKM-së, Kiril Bozhinovski.

Gjyqi do të zhvillohet në Shkup në ora 12:30.

Të pandehurit akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e cila i mundësoi personit juridik “AD Beton” nga Shkupi, të ndërtojë selinë e partisë politike OBRM-PDUKM, në kohën kur kompania kishte lidhur kontrata për prokurim publik me organet shtetërore dhe institucionet publike, në kundërshtim me Ligjin për partitë politike, Ligjin për financimin e partive politike dhe Ligjin për detyrimet.

Rastin e trajton gjyqtarja Daniela Aleksovska Stojanovska, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurori publik Ljubomir Lape.

Shqyrtimi kryesor për rastin përfundoi dje me fjalën përfundimtare të të akuzuarit të dytë në rastin “Talir 2” Kiril Bozhinovski i cili kritikoi Gjykatën Themelore Penale në Shkup se gjatë gjykimit për këtë rast, janë shkelur të drejtat e tij.

Ai mohoi se është pajtuar apo ka zhvilluar negociata me “AD Beton” për ndërtimin e selisë së OBRM-PDUKM-së dhe theksoi se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk e mbështesin akuzën.

Më herët, avokati Goran Karkinski, i cili është caktuar sipas detyrës zyrtare për të mbrojtur të pandehurin e parë Nikolla Gruevski, tha se Prokuroria gjatë gjykimit nuk ka paraqitur asnjë provë apo dëshmitar për atë për çka e akuzon Gruevskin.

LEXO EDHE:

Back to top button