Bebe Rexha me lëvizje provokuese në paraqitjen e radhës në të brendshme ‘Adore Me’
Bebe Rexha me lëvizje provokuese në paraqitjen e radhës në të brendshme ‘Adore Me’

Rastet kur këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, provokon në rrjete sociale nuk janë të rralla.
Ajo shpesh di të marrë vëmendjen e publikut me fotografitë e videot që sjell në Instagram.
Kështu ka bërë edhe me një video të fundit ku shfaqet me një palë të brendshme të bardha të markës ‘Adore me’.

Ajo ka zyrtarizuar bashkëpunimin me markën e të brendshmeve gjatë vitit që lamë pas.
Biondja bashkëpunoi për koleksionin e verës për të sjell pozitivitetin dhe për të përcjell një mesazh rreth linjave trupore, duke qenë se shpesh kritikohet për mbipeshë.

E njëjta disa vite më parë madje u refuzua nga të gjitha shtëpitë e modës, për t’ia dizajnuar fustanin e saj për në “Grammy Awards 2019”, gjegjësisht për shkak të përmasave të saj trupore.
View this post on Instagram