Interi ka “blinduar” Asllanin, ofertë e majme edhe për Empolin

Skuadra e Interit fillimisht arriti marrëveshjen me Kristian Asllanin për kontratën, ndërkohë që tani zbulohet edhe oferta që ka bërë për Empolin.
Xhianluka di Marzio raporton se “zikaltrit” i kanë ofruar klubit italian 9.5 milionë euro për shërbimet e Asllanit. Mesfushori ka shkëlqyer në pjesën e dytë të sezonit, madje Interit ai i ka shënuar edhe golin e parë në Serie A.
Oferta e bërë nga klubi milanez konsiderohet e mjaftueshme për ta bindur Empolin që ta shesë mesfushorin e kombëtares shqiptare. / abcnews.al