Reja, me 11 futbollist të rinj ndaj Estonisë

Pas humbjes 2:1 kundër Izraelit në Ligën e Kombeve, kombëtarja e Shqipërisë i është rikthyer stërvitjes, ku tani është duke u përgatitur për ndeshjen miqësore me Estoninë. Këtë të hëne, Shqipëria zhvillon ndeshje miqësore si vendase, ku e pret në shtëpi, në stadiumin “Air Albania”, kombëtaren e Estonisë.
Federata e Shqipërisë në Futboll, ka bërë të ditur që ka pasur ndryshime të mëdha në grumbullim për ndeshjen kundër Estonisë, ku janë larguar plot 11 lojtarë nga skuadra.
Berisha, Bajrami, Balliu, Asllani, Gjasula, Gjimshiti, Cikalleshi, Balaj, Ismajli, Kumbulla dhe Dërma, nuk do të jenë të gatshëm për sfidën me Estoninë.
Ndërkohë trajneri Edoardo Reja, ka ftuar 11 futbollist të tjerë, të cilët në të ardhmen do të konkurojnë për formacionin e parë.