Fjuri negocion që të sfidojë fituesin e përballjes Xhoshua-Usyk

Mediat britanike raportojnë se Tajson Fjuri, boksieri kampion bote në peshën e rëndë (kategoria ËBC), është në negociata për të zhvilluar në Arabinë Saudite një duel të fundit. Boksieri i pamposhtur britanik synon të duelojë me fituesin që do të dalë nga revanshi mes Oleksandër Usyk – Entoni Xhoshua.
Fjuri synon të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, ndërkohë që aktualisht titujt e kategorive ËBA, ËBO dhe IBF mbahen nga ukrainasi Usyk. Gjasat janë që Fjuri të duelojë ne dhjetor me fituesin që do të dalë nga revanshi Xhoshua-Usyk. Gjithsesi, ende s’ka asgjë zyrtare, teksa Fjuri deklaroi dy muaj më parë tërheqjen nga sporti.
“Në Dubai po punojnë për momentin për të organizuar revanshin mes Xhoshua-s dhe Usyk-ut, si dhe po marrin masat që fituesin i kësaj sfide të përballet me Tajson Fjuri. Një duel që do të nxirrte boksierin kampion bote të këtij Divizioni”, u shprehën për “Daily Mail” burime nga qeveria arabe, pa dhënë më shumë detaje për këtë sfidë./Telesport