Domethënia e numrit 33
Domethënia e numrit 33
Hënës i duhen 33 vite për t’u kthyer në pozicionin e saj origjinal në raport me kalendarin diellor.
Hënës i duhen 354 ditë për të kaluar nëpër të gjitha fazat e saj (hëna e re, gjysmëm hëna, hënë e plotë) d.m.th., në hënë 1 vit është 354 ditë (kjo është sipas kalendarit hënor)
Ne e dimë sipas kalendarit diellor, 1 vit është 365 ditë.
365–354 = 11. Pra ka një ndryshim prej 11 ditësh midis të dy kalendarëve.
Diferenca e një viti diellor-hënor është 11 ditë. Në 33 vjet, diferenca do të jetë 11 ditë × 33 = 363 ditë, pra 1 vit. Kështu në 33 vjet diferenca është afërsisht 1 vit.
Ne e dimë se një vit nga sot, toka do të jetë në të njëjtin pozicion që është sot. Në një kontekst të ngjashëm, 33 vite tokësore bëjnë një ndryshim në 1 vit në kalendarin hënor-diellor. Do të thotë, në 33 vjet, Toka, Dielli dhe Hëna do të jenë në të njëjtin pozicion që janë tani.
Por ne e dimë se universi është gjithmonë në lëvizje dhe po zgjerohet vazhdimisht. Kështu nuk mund të themi se çdo gjë do të jetë në të njëjtin pozicion pas 33 vjetësh.