Një tjetër projekti i ri muzikor po vjen nga dyshja e famshme e reperëve, Majk dhe Gheto Geasy

Artistët njihe për bashkëpunime të shumta që kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe një të tillë ata pritet ta lansojnë të martën (28 qershor).

Kështu kanë njoftuar të dy ata përmes një postimi në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, teksa ndan një pjesë të shkurtër nga klipi i ri.

Foto: Majk/Instagram

“Më datën 28 qershor, e martë ora 21:00”, ka shkruar Majk sipër postimit që ndau me fansat në rrjetet sociale.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur reperët, që së fundmi sollën këngën “Ani nasht” e që u mirëprit nga fansat e tyre të shumtë.

Foto: Getoar Selimi/Instagram

Majk përndryshe ka sjellur edhe disa bashkëpunime të tjera që rezultuan tejet të suksesshme.

LEXO EDHE:

Back to top button