268 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë në Shkup
268 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 268 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë. Sipas njoftimit të MPB-së 68 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve.
Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 10 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për tejkalim të parregullt dhe 5 gjoba për vozitës fillestar.