Ndahen çmimet në Festivalin Teatri Shqiptar në Dibër
Ndahen çmimet në Festivalin Teatri Shqiptar në Dibër

Mbrëmë u ndanë çmimet në Festivalin e XXI të “Teatri Shqiptar në Maqedoni”- Dibër, i cili u mbajt nga 22 deri më 30 qershor. Në këtë festival morën pjesë shumë grupe teatrale jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga Shqipëria e Kosova.
Përveç teatrove institucional, në këtë festival mori pjesë edhe Teatri “Ultra”, një iniciativë private e aktorit Qazmedin Nuredini.
Shfaqja “Mjekimi” me regji të Qazmedin Nuredinit dhe me kastën e aktorëve të udhëhequr nga Shkëlqim Islami, Sefedin Shabani, Faton Ibrahimi dhe Qazim Ameti (baterist).
Aktorit Shkëlqim Islami iu nda çmimi: Aktori më i mirë karakter.
Lista e plotë e çmimeve:
Aktorja me e mire Karakter-Sabina Memishi me shfaqen “Murlin Murlo”
Aktori me i mire Karakter-Shkelqim Islami me shfaqen “Mjekimi”
Aktorja me e mire protagoniste-Vlora Nikci me shfaqen “Muslimani”
Aktori me i mire protagonist-Enver Petrovci me shfaqen “Muslimani”
Regjia me e mire-Kushtrim Bekteshi me shfaqet “Borgjezi fisnik” dhe “Ves Ves”
Shfaqja me e mire e festivalit-“Muslimani”.
Teatri Ultra në një postim në facebook, ka falemnderuar organizatorët e festivalit. Ata gjithashtu kanë kërkuar që Ministria e kulturës dhe komisionet e saj, në të ardhmen të kenë për bazë ndarjen e buxhetit në bazë të meritave dhe punës.