Milani afër firmës me anësorin e Çellsit

Drejtuesit e Milanit kërkojnë të përforcojnë sa më shumë ekipin për edicionin e ardhshëm dhe përveç sukseseve në Itali, të korrin suksese edhe në Ligën e Kampionëve. Ata tani janë afër për të përfunduar marrëveshjen me Chelsean për anësorin maroken, Hakim Zijeç.
Sipas mediave italiane, Milani është i bindur se do të jetë në gjendje të finalizojë një marrëveshje për të nënshkruar me Zijeçin.
E vetmja gjë që lë pezull deri më tani nënshkrimin final janë pesë milionë eurot më shumë që po kërkon Çellsi. Kampionët e Italisë i kanë ofruar 25 milionë euro, por skuadra londineze kërkon 30 milionë.