Futbollisti me familjën dhe fëmijët, ndalet dhe grabitet në mes të rrugës!

Felipe Melo dhe familja e tij kanë kaluar momente tmerri, ndërsa janë sulmuar nga disa grabitës të armatosur, kur po largoheshin nga Rio de Zhaneiro pas fitores 4-0 ndaj Korinthians në stadiumin “ Maracana”.
Sipas raportimeve të medieve vendase, autorët zbritën mesfushorin e Flumineses së bashku me bashkëshorten e tij, dy fëmijët dhe një mik që udhëtonte me ta nga makina dhe më pas i morën automjetin dhe sende personale me vlerë.
Për fat të mirë të gjithë personat në fjalë janë mirë, ndonëse të tronditur kanë mundur të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi falë ndihmës së një çifti që kishin parë ngjarjen.
Kjo është hera e dytë që Felipe Melo pëson grabitje, pasi para disa muajsh në një nga shtëpitë e tij në Brazil, i ishin grabitur bizhuteri dhe një sasi e konsiderueshme parash.