Siti zyrtarizon edhe goditjen e dytë në merkato, pas Halandit

Man. Siti ka bërë zyrtare goditjen e dytë të madhe në këtë merkato, kur pas transferimit të Erling Haaland, ka nënshkruar kontratë edhe me mesfushorin e Lidsit, Kalvin Filips.
Mesfushori anglez ka nënshkruar një kontratë me “citizens” deri në vitin 2028.
Në anën tjetër Mançester Siti do t’i paguajë 48 milionë euro në konton e skuadrës së Lids-it, ku përfshihet edhe lojtari i të rinjve Darko Gijabi, si pjesë e marrëveshjes. /albeu.com