PSZH gati finalizmin e marrëveshjes me sulmuesin e Sasuolos

E përditshmja franceze “Le Parisien” raporton se Paris Sen Zhermeni do ta finalizojë marrëveshjen për Xhianluka Skamakan, në javën e ardhshme. Sulmuesi i Sasuolos është i gatshëm të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, pas 16 golave të shënuar në 36 paraqitje në edicionin e kaluar.
Ai ishte lidhur me klubet nga qyteti i Milanos, Interin dhe Milanin, mirëpo vendosi të shkonte te kampioni i Ligue 1. Sipas “Le Parisien”, PSZH është pranë kompletimit të marrëveshjes për një shumë prej afro 50 milionë euro në total.
Gjërat pritet të përmbyllen në javën e ardhshme duke i mundësuar 23-vjeçarit që t’i bashkohet skuadrës së re në stërvitjet parasezonale nën drejtimin e trajnerit të ri, Kristof Galtier.