Zbulohet klauzola liruese për Halandin në vitin 2025

Skuadrat që e duan Erling Haalandin kanë pranuar një lajm të mirë, pasi kaluzola e tij e lirimit te Man. Siti do të pësojë rënie në 150 milionë euro në vitin 2025. Përfaqësuesit e norvegjezit e kanë bërë të zakonshme në kontratat e tij të fundit që të përfshihen klauzola të lirimit dhe marrëveshja e tij me kampionin e Ligës Premier thuhet se nuk është ndryshe.
Tani, “Marca” ka detajuar se si e dyta nga dy klauzolat e lirimit – e para prej 175 milionë euro që vlen për vitin 2024 – bie me 25 milionë euro nga viti 2025, duke hapur derën për çdo klub të interesuar.
Kishte një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij për të shkuar nga “Red Bull Salzburg” në Dortmund dhe Man Siti negocioi një marrëveshje nën-lirimi për ta transferuar atë nga Gjermania në Angli. Haaland mbërrin në Angli si një nga sulmuesit më të kërkuar në futbollin botëror.
Ai e çoi lojën e tij në nivelin tjetër në Dortmund, duke përfunduar karrierën e tij atje duke shënuar 83 gola në 87 ndeshje.