Si duket një bunker bërthamor luksoz prej 17.5 milionë dollarësh?

Në një kohë kur bota është në një pandemi dhe marrëdhëniet midis fuqive të mëdha ushtarake të botës nuk janë saktësisht më të mirat, një strehë nga një shpërthim bërthamor nuk tingëllon aspak keq.

Sidomos nëse është një strehë bërthamore luksoze me vlerë 17.5 milionë dollarë dhe e aftë për t’i bërë ballë një shpërthimi bërthamor prej 20 kilotonësh.



Brenda është një dhomë spitali, dushe dekontaminimi, një sistem video survejimi prej 100,000 dollarësh, si dhe një kuzhinë, dhomë ngrënie, dy dhoma gjumi, dhomë ndenjeje dhe banjo.


Bunkeri u ndërtua fillimisht në vitin 1969 si bazë ushtarake, por u rinovua në vitin 2012.
