Përfitimet shëndetësore të pjeprit
Përfitimet shëndetësore të pjeprit

Pjepri është një frut i domosdoshëm në verë. Përveçse është i shijshëm, ai është plot me vitamina C, B dhe A, si dhe me kalcium, magnez, fosfor, hekur, bakër dhe mangan. Përmban gjithashtu tiaminë, niacinë, vitaminë B6, folate, acid pantotenik.
Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme për të gjithë njerëzit që kanë hipertension, është se pjepëri përmban kalium, një mineral kyç për rregullimin e presionit të gjakut. Kaliumi në pjepër ul presionin e gjakut duke reduktuar efektin e natriumit dhe duke “relaksuar” enët e gjakut.
Kaliumi ndihmon trupin të çlirojë natriumin e tepërt dhe në këtë mënyrë redukton presionin e lartë të gjakut. Kaliumi është i nevojshëm për të rregulluar ekuilibrin e ujit dhe funksionin neuromuskular, dhe gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në transmetimin e impulseve elektrike në zemër.