Kush ishte Leonardo da Vinci?
Kush ishte Leonardo da Vinci?

Leonardo di ser Piero da Vinci 15 prill 1452 – 2 maj 1519 ishte një si piktor, projektues, inxhinier, shkencëtar, teoricien, skulptor dhe arkitekt. Ndërsa fama e tij fillimisht mbështetej në arritjet e tij si piktor, ai u bë i njohur edhe për ditaret e tij, në të cilat bënte vizatime dhe shënime për një sërë temash, duke përfshirë anatominë, astronominë, botanikën, hartografinë, pikturën dhe paleontologjinë.
Leonardo njihet si një nga piktorët më të mëdhenj në historinë e artit dhe shpesh vlerësohet si themeluesi i Rilindjes së Lartë. Pavarësisht se kishte shumë vepra të humbura dhe më pak se 25 vepra kryesore të atribuara – duke përfshirë shumë vepra të papërfunduara, ai krijoi disa nga pikturat më me ndikim në artin perëndimor. E më njohurat nga të gjithë janë Darka e fundit dhe Mona Lisa.
Darka e Fundit, përfaqëson vaktin e fundit të ndarë nga Jezusi me dishepujt e tij para kapjes dhe vdekjes së tij, dhe tregon momentin kur Jezusi sapo ka thënë “njëri prej jush do të më tradhtojë” dhe tronditjen që shkaktoi kjo deklaratë. Kjo pikturë-afresk gjendet në Manastirin e Shën Marisë në Milano.
Ndërsa portreti i një femre, ose ndryshe Mona Lisa gjendet në Muzen e Luvrit-Paris.
Leonardo da Vinci mbetet njëri ndër piktorët më me ndikim në botë. Punimet dhe pikturat e tij sot e kësaj dite ngjallin kureshtje për art dashësit.
Ndërsa shënimet dhe skicat e tij me shpikjet origjinale të tij vazhdojnë t’i besfasojnë shkenctarët modern, pasi që da Vinci në fillim të shek. XVI, kishte dizajnuar fluturaken e parë, tanksin e parë, e shumë shpikje tjera.