Muriqi dështon në testet mjekësore, Klub Brizh ende e dëshiron

Para dy ditësh doli lajmi se sulmuesi kosovar do të transferohet në Belgjike pas arritjes së marrëveshjes prej mbi 10 milionë eurosh nga klubi belg dhe Lazio, mirëpo një gjë e tillë tanimë s’është e sigurt. Pak më parë është raportuar se transferimi ka dështuar.
“Sulmuesi kosovar do të vinte për një shumë prej 10 ose 11 milionë eurosh dhe një kontratë 4 vjeçare ishte gati, por ai dështoi në testet mjekësore”, shkruan Nieuësblad Sport.
Megjithatë, thuhet se Klub Brizh janë të interesuar ta marrin atë si huazim. Vlen të theksohet se transferi i Muriqit do të përbënte rekord në ligën belge, dhe do të bëhej lojtari i parë 10 milionësh.