Verstapeni, lë pas dyshen e Ferrarit dhe do të niset i pari garën në Austri

Kampioni i botës Maks Verstapen do të niset nga pozita e parë garën për Çmimin e Madh të Austrisë , e cila do të zhvillohet në pistën “Red Bull Ring”.
Verstapeni ishte më i shpejti në kualifikimet dhe u ndal në vendin e parë përpara dyshes së Ferrarit të Sharll Lekler dhe Karlos Sainz, i cili triumfoi në garën e fundit, në “Silverstoun”.
“Ishte një kualifikim shumë i ngushtë dhe jam i lumtur për pozicionin pole. Gjëja më emocionuese është se ne mund t’i shohim sërish tifozët në këtë pistë”, tha Verstapen pas garës kualifikuese.