Fero feston ditëlindjen e 25-të, merr dedikim të veçantë nga modelja Arbenita Ismajli
Fero feston ditëlindjen e 25-të, merr dedikim të veçantë nga modelja Arbenita Ismajli

Rap-artisti i njohur shqiptar, Fero, feston ditën e sotme (e premte) ditëlindjen.
I lindur më 8 korrik të vitit 1997, Feronit Shabani (emri i vërtetë) ka mbushur plot 25 vite.
Ai në këtë ditë të veçantë mori urime të shumta, gjersa një i tillë nuk mungoi as nga bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli.
Kjo e fundit ka realizuar një video së bashku me partnerin teksa ka përzgjedhur fjalët më të mira për të.