Si pasojë e valës së të nxehtit dhe temperaturave të larta, në Londër shinat përfshihen nga zjarri
Si pasojë e valës së të nxehtit dhe temperaturave të larta, në Londër shinat përfshihen nga zjarri

Shinat e trenit në një urë në Londër kanë marrë flakë, duke bërë që përkohësisht të ndalet qarkullimi i trenave – e sipas ekspertëve kjo po ndodh si pasojë e valës së të nxehtit dhe temperaturave të larta që po mbizotërojnë këtë vend.
Mediat britanike raportojnë se shkëndijat e para të zjarrit u panë në shinat e trenit në Battersea, në pjesën jugore të Londrës.
Steve White, drejtori i përgjithshëm i hekurudhave, ka shpërndarë fotografinë e zjarrit në rrjetet sociale, ku shprehu falënderimet ndaj kompanisë së hekurudhave të Londrës dhe brigadës së zjarrfikësve.
“Faleminderit që keni reaguar shpejt për ta lokalizuar zjarrin dhe i mundësuat trenave të vazhdojnë rrugëtimin e tyre”, shtoi White.
E Network Rail Southeast shpërndau një fotografi tjetër të zjarrit – duke theksuar se të nxehtit do të “jetë sfidë e vërtetë gjatë kësaj jave”.
Network Rail është duke mbikëqyrur vazhdimisht disa lokacione, pasi temperaturat mbeten të larta edhe gjatë ditëve të ardhshme, e frika se mund të ndodhë sërish diçka e ngjashme i ka detyruar ata të jenë më vigjilent.