Ndryshimet klimatike: Peshkaqeni i bardhë i dalluar në ujërat e Detit Norvegjez

Një peshkaqen i bardhë i madh është parë në veri të Norvegjisë, një kafshë që nuk do ta prisnit ta takoni në ujërat e ftohta të Detit Norvegjez.
Pamjet tregojnë se peshkaqeni i afrohet një anijeje dhe më pas kalon pranë kuvertës.
Deri më tani dihet se pesë lloje peshkaqenësh notojnë në ujërat e ftohta të Norvegjisë dhe deri më tani nuk është vënë re pamja e peshkaqenëve të mëdhenj të bardhë. Megjithëse shkencëtarët kanë paralajmëruar se për shkak të ndryshimeve klimatike, peshkaqenë të mëdhenj të bardhë mund të shfaqen në ato ujëra, është ende e pazakontë t’i shohësh ata, raportoi Simple Norway.
Great white #shark spotted in North of Norway.
This is NOT normal! #Climatechange is happening fast.#Nature #Unusual #Earth #Norway #pollution pic.twitter.com/hqymWFoq5E
— Charles Ellingsen (@JustaCharlieeth) July 12, 2022