PSZH merr vendim për të ardhmen e Mesit në Paris

Skuadra e PSZH-së, ka nisur të lëvizë që tani për Leo Mesin. Kampionët e Francës kanë pasur një komunikim me futbollistin për të ardhmen “Marca” shkruan se yllit argjentinasi është komunikuar dëshira e PSG për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.
Messi verën e vitit 2021 nënshkroi për dy vite me PSZH-në dhe tani kampionët e Francës duan të nënshkruajnë një marrëveshje të re.
Prej saj Messi do ishte pjesë e skuadrës së tyre deri më 30 qershor 2024. PSZH e shikon sulmuesin pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe tashmë mbetet të kthejë përgjigje. / abcnews.al