Ademi: FC Shkupi, skuadër e mirë dhe e shpejtë

Kampioni i Maqedonisë në futbollit, FC Shkupi, pasi kaloi rayndin e parë të Ligës së Kampionëve , duke eliminuar Linkolnin nga Gjibraltari, tani e pret rivali më i ashpër në këtë faze, skuadra e Dinamo e Zagrebit. Reprezentuesi i Maqedonisë, Arian Ademi, i cili është edhe kapiteni i “Bluve”, ka lavdëruar skuadrën nga Çairi.
“Ata janë një ekip i mirë, shumë i gjallë, i shpejtë. Nuk i njoh të gjithë, sepse kanë ndryshuar shumë lojtarë, por portieri i tyre është kolegu im në kombëtaren e Maqedonisë”, tha mes tjerash Ademi.
Padyshim që Dinamo Zagrebi është favorit i madh për fazën tjetër, por siç e përmendi më herët trajneri Ante Çaçiq, duhet të jenë të kujdesshëm. Ndeshja e parë luhet në Zagreb, të marten (19 korrik) në orën 21:00.