Digjet e tëra një shtëpi në Prizren, shkaktar dyshohet të jetë rryma

Digjet e tëra një shtëpi në Prizren, shkaktar dyshohet të jetë rryma

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Planej të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ku zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe kanë fikur zjarrin në tërësi.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndonëse shtëpia është djegur e gjitha.

Sipas informacioneve të para, shkaktar i zjarrit dyshohet të jenë problemet me rrymë.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Incident zjarri’.

LEXO EDHE:

Back to top button