Po punonte në pyll, humb jetën një person nga Prishtina
Po punonte në pyll, humb jetën një person nga Prishtina
Një person ka vdekur në Prishtinë derisa ishte duke punuar në pyll.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:50.
“Raportohet se një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra derisa ishte duke punuar në pyll. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.