Dy anije të tjera me drithëra nisen nga Ukraina

Dy anije të tjera me drithëra nisen nga Ukraina

Edhe dy anije të mbushura me drithëra u larguan nga Ukraina sot në bazë të marrëveshjes të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të rikthyer eksportet e drithërave dhe produkteve bujqësore, tha Ministria turke e Mbrojtjes. Në 16 ka shkuar numri i përgjithshëm i anijeve që transportojnë drithëra ukrainase.

Anija Fulmar S me flamur të Barbados, u largua nga porti ukrainas Chornomorsk dhe po transporton 12.000 ton misër në provincën jugore të Turqisë, Iskenderun, thuhet në deklaratë. Anija Thoe, nën flamurin e Ishujve Marshall, lundroi nga i njëjti port dhe u nis për në Tekirdag të Turqisë me 3.000 tonë fara luledielli.

Gjithashtu një anije tjetër do të niset të shtunën nga Turqia në Ukrainë për të blerë drithëra. Ministria e infrastrukturës e Ukrainës tha se 16 anije që transportonin 450.000 ton produkte bujqësore ishin nisur nga portet detare të Ukrainës që nga fillimi i gushtit, sipas marrëveshjes që siguronte kalim të sigurt për anijet.

Moska dhe Kievi arritën marrëveshje muajin e kaluar për rikthimin e eksporteve. Marrëveshja u arrit nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së dhe synon të zhbllokojë tri portet ukrainase, që janë bllokuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt

LEXO EDHE:

Back to top button