Këtë pjesë në çezmë patjetër duhet ta pastroni: Kontrolli i rregullt mund t’ju shpëtojë shëndetin
Këtë pjesë në çezmë patjetër duhet ta pastroni: Kontrolli i rregullt mund t’ju shpëtojë shëndetin
Gurëzit janë armiku i shëndetit tonë por edhe të çezmës suaj!
Me siguri shpesh e pastroni çezmën nga jashtë, por kur e keni pastruar për herë të fundit nga brenda?
Kjo pjesë hiqet thjeshtë me çelës, me ç’rast duhet të kini kujdes që të mos gërvishtni sipërfaqen e kromuar.
Nëse përdorni dara, mbështillni me shirit izolues.
Kur të hiqni aeratorin, në të do të gjeni rrjetën e çelikut në të cilën shtresohen grimca të forta, por edhe krijohen gurëzit.
Rrjetën lajeni me ujë, ndërkaq gurëzit do t’i eliminoni nëse e qitni në uthull.