Begaj vazhdon vizitën në Kosovë, takon sot partitë opozitare por jo dhe LDK-në
Begaj vazhdon vizitën në Kosovë, takon sot partitë opozitare por jo dhe LDK-në

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, do të takohet me partitë opozitare në Kosovë.
Takime do të ketë edhe me Komandantin e KFOR-it si dhe me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë presidenti I Shqipërisë nuk do të takoj përfaqësuesit e LDK-së, nga kjo parti në një përgjigjie për Klan Kosovën, kanë shprehur keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë.