Në Britani, inflacioni arriti në 10.1% , rritja e kostos së jetesës ende vazhdon
Kostoja e jetesës në Mbretërinë e Bashkuar u rrit përsëri në korrik, duke i ngarkuar më shumë familjet në të gjithë vendin. Inflacioni i indeksit të çmimeve të konsumit arriti në 10.1 për qind muajin e kaluar, duke tejkaluar pritjet, tha Zyra për Statistikat Kombëtare.
Siç raportohet, rritja ka ardhur kryesisht si pasojë e çmimeve të ushqimeve dhe mallrave bazë, duke përfshirë letrën higjienike dhe furçat e dhëmbëve. Ishte rritja më e madhe në koston e jetesës që nga shkurti i vitit 1982, kur inflacioni i indeksit të çmimeve të konsumit arriti në 10.4 për qind, treguan vlerësimet e Zyrës për Statistikat Kombëtare.
Është gjithashtu një kërcim i madh krahasuar me inflacionin prej 9.4 për qind në qershor.