Me 62 vota “pro”, Xhaferi do të drejtojë Kuvendin edhe për 4 vjet të tjera


Me 62 vota “pro” të mazhorancës së re, Talat Xhaferi u rizgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në momentin e votimit të pranishëm në sallë ishin 105 deputetë, ku 62 votuan “pro”, 43 “kundër” dhe asnjë “abstenim”. Pro votuan deputetët e koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja, deputetët e BDI-së dhe një votë e PDSH-së, ndërsa kundër votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së. Deputetët e koalicionit ASH-AAA, braktisën sallën në momentin e votimit. Kryetari i Kuvendit në ditët në vijim do të duhet të caktojë edhe një mbledhje për zgjedhjen e Qeverisë së re të cilën do ta kryesojë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Afati për parashtrimin e propozimit për zgjedhjen e Qeverisë së re është 2 shtatori.

LEXO EDHE:

Back to top button