900 euro për te kaluar kufirin, arrestohet i riu që po transportonte 31 emigrantë
900 euro për te kaluar kufirin, arrestohet i riu që po transportonte 31 emigrantë

Policia shqiptare ka arrestuar një 35-vjeçar nga Kosova, i cili transportonte emigrantë të paligjshëm. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit “Rruga e gabuar”.
Sipas policisë në autostradën “Milot – Morinë”, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin furgon, me drejtues shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Kosovë.
Pas kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 31 emigrantë, të cilët 35-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës 900 euro për person.