Kylian Mbappe thuhet se është në lidhje me modelen transgjinore, Ines Rau

Kylian Mbappe thuhet se është në lidhje me modelen transgjinore, Ines Rau

Shtypi francez dhe ai italian raportojnë se Kylian Mbappe tashmë prej disa muajsh është në lidhje me modelen e njohur Ines Rau, pas ndarjes nga aktorja Emma Smet.

Të dy thuhet se janë lidhur prej disa muajsh, pasi ata u panë për herë të parë majin e kaluar gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Më pas, paparacët e kapën futbollistin me Inesin në një jaht gjatë pushimeve me miqtë e tyre, në fotot e realizuara Mbappe ishte duke u përqafuar me bukuroshen dhe veprimet me njëri-tjetrin ishin mjaft intime.

Megjithatë, pavarësisht fotove dyshja ende nuk kanë komentuar thashethemet, shkruan Corriere della Sera.

Por, kush është Ines Rau?

Ines Rau, e lindur në Paris në vitin 1990 nga prindër algjerianë, është e njohur në të gjithë botën sepse ajo ishte modelja e parë transgjinore që mori një kopertinë në “Playboy” në vitin 2017.

Në moshën 16-vjeçare, Ines iu nënshtrua një operacioni për të ndryshuar gjininë, por vetëm në moshën 24-vjeçare zbuloi publikisht historia e tij.

Në vitin 2018 u publikua libri i saj autobiografik me titull “Woman”.

“Ndjej se shpirti im më në fund është i lirë, sikur të ishte hapur dryni që më mbajti të mbyllur për kaq shumë kohë. Këtë herë jam totalisht grua”, Ines përshkroi shndërrimin e tij nga burrë në grua.

Tani 32-vjeçarja Inies – Law, tashmë është një supermodele e klasit botëror, ajo ka një diferencë 9-vjeçare me Mbappen.

LEXO EDHE:

Back to top button