Lamtumira për Gorbaçov, flamujt në Berlin ulen në gjysmështizë të shtunën

Lamtumira për Gorbaçov, flamujt në Berlin ulen në gjysmështizë të shtunën

Të gjithë flamujt në Berlin do të valojnë në gjysmështizë në ditën e funeralit të Mikhail Gorbaçovit, pasi lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Sipas Agence France-Presse, ministrja e Brendshme, Iris Sprange, tha se do t’i kushtonin nderimin e duhur qytetarit të nderit të Berlinit.

Vihet re se politikanët nga të gjitha partitë gjermane shprehën mirënjohjen e tyre për ish-liderin sovjetik, ndërsa disa kërkuan që emri i Gorbaçovit të vendoset në një rrugë apo shesh në Berlin.

Kreu i Unionit Kristian Social të Bavarisë (CSU) dhe kryeministri i shtetit Markus Zender bëri thirrje për mbajtjen e një ceremonie si nderim për të ndjerin. “Gjermania i detyrohet shumë, ai është një nga baballarët e ribashkimit dhe u ofroi lirinë miliona njerëzve”, tha ai.

Mikhail Gorbaçov u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. Ai kujtohet për moslejimin e përfundimit në gjakderdhje të Luftës së Ftohtë si dhe heqjen e perdes së hekurt, që solli në fund edhe bashkimin e dy Gjermanive.

LEXO EDHE:

Back to top button