Përplasen 4 autobusë në Stamboll, plagosen 99 persona
Përplasen 4 autobusë në Stamboll, plagosen 99 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku 99 persona kanë mbetur të plagosur.
Mediat turke bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në një autostradë në Stamboll, ku në aksident u përfshinë 4 autobusë.
Fillimisht dy autobusë janë përplasur kokë më kokë dhe dy të tjerë më pas janë përplasur me ta.
Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe forcat zjarrfikëse e policie.
Të plagosurit u dërguan në spitale shtetërore dhe private për t’u ofruar ndihmën e parë./euronews.al/