Financimet ruse, pritet publikimi i të tjera dosjeve nga Inteligjenca Amerikane

Financimet ruse, pritet publikimi i të tjera dosjeve nga Inteligjenca Amerikane

Raporti i Inteligjencës Amerikane për financimet ruse shkaktoi zhurmë edhe në Itali ku partitë politike janë në fushatë zgjedhore. I ndodhur edhe në presionin e mediave, kryeministri në largim Mario Draghi ka telefonuar sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, të cilin e ka pyetur nëse në listën e inteligjencës ka parti apo politikanë italianë të financuar nga Moska.

Gazetarja e Euronews Giorgia Orlandi raporton se në ditët në vijim mund të publikohen të tjera dosje.

Konfirmohet edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit se Mario Draghi  pati njw telefonatë me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, një telefonatë e rëndësishme ku pas raportimeve në media, Draghi e ka pyetur Blinken nëse ka parti politike italiane  apo politikanë që janë financuar nga Moska. Telefonata vjen pas publikimit të dosjes se inteligjencës amerikane  ku konfirmohet se Moska ka financuar 300 milionë dollar për partitë në mbi 20 vendet të huaja. Blinken është përgjigjur  se partitë politike italiane nuk janë pjesë e listës por kjo cështje vjen në kohën kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet në Itali./euronews/

LEXO EDHE:

Back to top button