Melinda paralajmëron bashkëpunimin me Finem
Melinda paralajmëron bashkëpunimin me Finem
Dy artistët e njohur të estradës shqiptare, Melinda Ademi dhe Finem kanë bashkuar forcat për një duet të radhës.
Dyshja prej ditësh kanë ngacmuar fansat që po përgatisin një bashkëpunim ndërsa tashmë këtë e kanë konfirmuar përmes disa fotografive të përbashkëta.
Në imazhet që ndan me fansat në Instagram, Melinda dhe Finem lanë të kuptohet se projekti i tyre do të jetë i kompletuar edhe nga ana vizuale.