Për herë të parë që nga lufta në Ukrainë: Shtetet e Bashkuara dhe Rusia dërgojnë astronautë së bashku në hapësirë

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po dërgojnë sot një ekuipazh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në misionin e parë të përbashkët që nga pushtimi rus në Ukrainë.

Kozmonautët Sergei Prokopyev dhe Dmitry Petelin, si dhe astronauti i NASA-s Frank Rubio, do të fluturojnë me kapsulën Soyuz. Nisja është planifikuar nga Kozmodromi Baikonur, fluturimi për në stacion do të zgjasë 3 orë, ndërsa ekuipazhi do të kalojë 3 muaj në hapësirë.

Disa javë më parë, Rubio tha se ishte një “mision shumë i rëndësishëm”, duke shtuar se ai ishte bërë mik i mirë me anëtarët e ekuipazhit rus.

Bashkëpunimi i NASA-s me agjencinë ruse të hapësirës Roscosmos është përshkruar si “i mirë dhe i fortë”, pavarësisht tensioneve midis Moskës dhe Uashingtonit.

“Mendoj se është e rëndësishme që kur po kalojmë momente tensioni në fusha të tjera, fluturimet njerëzore dhe eksplorimet në hapësirë, pasioni që ndajnë të dyja agjencitë, të mbetet një formë diplomacie dhe partneriteti”. “Diçka që ndajmë dhe përpiqemi të arrijmë gjëra të jashtëzakonshme së bashku”, tha astronauti amerikan.

LEXO EDHE:

Back to top button