Tërhiqen nga tregu i produktet “Wudy”, kjo është arsyeja
Tërhiqen nga tregu i produktet “Wudy”, kjo është arsyeja

Agjencia për ushqim dhe veterinari urdhëroi të tërhiqen urgjentisht nga shitja salsiçet e brendit “Wuddy”. Ky vendim vjen pas informacionit të marrë nga Italia se në këto produkte është hasur prezenca e bakteries “Listeria Monocitogenes ST 155”. Një njoftim i tillë erdhi përmes sistemit për paralajmërim të shpejtë për ushqim nga Bashkimi Evropian. Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informojnë se tek kompania importuese është bërë mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese dhe është konstatuar se nga seritë e kontestuara, nëpër depo gjenden 3 030 kilogramë që janë vendosur nën mbikëqyrje zyrtare. Agjencia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë produktet e tilla të mos i konsumojnë dhe t’i kthejnë në vendin që i kanë blerë./Alsat.mk