Inter – Barcelona, sfidë e dyfisht e eliminimit

Gjashtë fitore radhazi për Barcelonën, katër humbje në tetë ndeshjet e para të Serie A për Interin. Nesër në “San Siro”, këto dy skuadra do të gjenden përballë njëra-tjetrës në kushte diametralisht të kundërta.
Blaugranët në krahët e entuziazmit, të freskët nga suksesi në Majorka. Zikaltrit janë përfshirë në një krizë nga e cila nuk dihet si do të dalin. Në fakt dhe mbi të gjitha nuk dihet me saktësi se cilat janë motivet e vërteta të kësaj krize.
Një ndeshje për të qëndruar brenda ose dalë jashtë pjesës së grupit që vlen kalimin e turit. Jemi ende në fazën e grupeve, por në fakt përballja e dyfishtë mes Interit dhe Barçës do të jetë si një sfidë me eliminim direkt.
Katalanasit tashmë kanë humbur ndaj Bajern Munihut, çka në të vërtetë nga ky këndvështrim do të kishte një avantazh edhe Inzagi. Ky i fundit do ta luajë ndeshjen e fundit ndaj kampionëve gjermanë, kur ndoshta Nagelsmann dhe lojtarët e tij do të kenë fluturuar tashmë në 1/16 të Ligës së Kampionëve.
Sfidë totale në 180 minuta. Të gjitha konsideratat do të kenë kuptim vetëm në kushte të caktuara. Hapi i parë është vajtje-ardhje kundër katalanasve. Mes “San Siro” dhe “Camp Nou” do të jetë gjithçka tjetër veçse një sfidë grupi. Interi i Inzagit nuk mund të arrinte më keq në këtë pikë kruciale të sezonit.